Një seancë me dyer të mbyllura është ajo që po zhvillohet në këto çaste në Gjykatën e Durrësit, për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj adoleshentëve të Kavajës, të akuzuar për përdhunim.

Të premten, kjo gjykatë kishte vendosur paraprakisht arrestimin e 8 adoleshentëve, nxënës të një shkolle 9-vjeçare në qytetin e Kavajës. Por, policia e ekzekutoi vendimin 24 orë me vonesë, duke arrestuar 7 prej tyre, ndërsa të tetin e kanë shpallur në kërkim.

Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të moshës së të miturve që akuzohen për kryerjen e marrëdhënieve seksuale në grup me një të mitur, në një ngjarje që daton rreth dy muaj më parë.

Ende nuk dihet asgjë, se përse autoritetet përgjegjëse vendore kanë heshtur për këtë rast flagrant abuzimi dhe keqtrajtimi nga nxënës të së njëjtës shkollë.

Top Channel