Frika nga prekja e fruthit, duket se i ka ndërgjegjësuar prindërit të shkojnë të bëjnë vaksinën për fëmijët e tyre edhe pse janë ende të shumtë ata që refuzojnë vaksinën duke e lidhur atë me autizmin.

Në konsultoren e fëmijëve në qendrën shëndetësore nr.3 në Tiranë pediatrja Mimoza Cabiri thotë se këtë vit ka një rritje të lehtë të prindëve që janë ndërgjegjësur.

“E kemi rritur nga 72 në 80% mbulimin vaksinal për 2018”, shprehet Mimioza Cabiri, mjeke pediatre.

Tirana ka numrin më të madh të prindërve që refuzojëe te bejne vaksinen e MMR tek femija nje vjec ose e shtyjne disa me muaj me shume qe sipas nuk këshillohet.

Vaksina e MMR sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë po në këtë situatë fruthi, por edhe për shkak se në vitet 80 nuk ka funksionuar zinxhiri ftohës nënat nuk kanë imunitetin e duhur për ta transmetuar te foshnja.

Ndaj vaksina po përkeqësohet të aplikohen në bebet 9 muajshe.

“Me autizëm lind nuk bëhesh. Është mirë që vaksina të bëhet që në moshën 9 muajsh dhe jo të shtyhet pasi qarkullimi i fruthit apo edhe i varicelës rëndon gjendjen e fëmijës deri në vdekje”, thotë Mimioza Cabiri, mjeke pediatre.

Sipas ISHP numri i të prekurve me fruth qe nga 1 Janari deri të martën në darkë ka shkuar në 30 raste kryesisht të grupmoshës nën 2 vjeç. ISHP i bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët pasi rritja e infeksioneve respiratore dhe gripit gjatë kësaj kohe shton rrezikun e rënies në kontakt me virusin e fruthit.

Top Channel