Wake Up/”Dhuro një inkubator”, nisma e Erilda Duzhës për të shpëtuar foshnjat premature

14/01/2019 12:20

Me mungesën e inkubatorëve u përball edhe Erilda Duzha, një nënë e re 25 vjeçare nga qyteti i Beratit e cila sot në fakt gëzon jetën e dy binjakëve të saj të cilët arritën që t’ia dilnin mbanë.

Erilda në fakt kohët e fundit nisur nga historia e saj personale ka ndërmarrë nismën: “Help premature babies in Albania survive” duke u bërë një zë i fuqishëm për grumbulluar fonde në blerjen e një inkubatori që do ti shkojë në ndihmë fëmijëve të lindur para kohe në Maternitetin ” Koço Glozheni” në Tiranë.

Top Channel