Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur punë intensive për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje.

Gjatë natës, punonjësit bashkë me automjetet e vëna në dispozicion nga Bashkia kanë hedhur kripë jo vetëm në zonat rurale, por edhe në rrugët brenda kryeqytetit për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes së automjeteve e të qytetarëve.

Rruga “ Lord Bajron”, “Don Bosko”, Shkozë janë disa prej zonave ku Bashkia ka ndërhyrë gjatë gjithë orëve të mbrëmjes.

Në një kohë që temperaturat shkojnë nën zero, falë përkushtimit të punonjësve të Bashkisë është bërë e mundur që të rrugët në zonat rurale të jenë të kalueshme për automjetet.

Top Channel