Vazhdonin ilegalisht lojërat e fatit, procedohen dy pronarë lokalesh në Tiranë

03/01/2019 17:51

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy pronarë të lokalesh, pasi gjatë kontrollove u konstatua se nuk kishin mbyllur aktivitetin e lojërave të fatit pas 1 janarit.

Nga kontrollet e ushtruara nga policia e Tiranës janë konstatuar dy subjekte në kryeqytet në rrugën “Bardhok Biba” dhe “Muhamet Allushi” që nuk e kanë zbatuar ligjin, por kanë vijuar aktivitetin.

Dy pronarët janë proceduar nga policia, më konkretisht T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E.B., gjithashtu banues në Tiranë. Ndaj tyre rëndon akuza për “Organizimin i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia lokale procedoi penalisht pronarët e tyre, konkretisht:

– T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në rrugën “Bardhok Biba” në lokalin e tij nuk ishte mbyllur aktiviteti i lojërave të fatit.

– E.B., për veprën penale “Organizim i palejuar i lojërave të fatit”, pasi në rrugën “Muhamet Allushi” në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.

“Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’ çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme”, njofton policia.

Top Channel