Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi të riçelë hetimin administrativ për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati, pasi më 12 dhjetor rinisi seancën ndaj saj.

Gjykatësja Alma Brati ishte konfirmuar më herët nga shkalla e parë e Vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por ky vendim u apelua.

Riçelja e hetimi administrativ do të të thotë që në seancën që do të zhvillohet në KPA do të pranohen prova të reja shtesë.

Ky është rasti i dytë kur riçelet hetimi administrativ, pas atij per Gjyqtarin e larte Edmond Islamaj

Top Channel