Jelekverdhët nuk binden! Një pjesë, të pakënaqur nga lëshimet e Macronit

11/12/2018 16:55

Disa i konsideruan të kënaqshme lëshimet e presidentit Emmanuel Macron, por një pjesë e protestuesve “jelekverdhë” nuk binden as nga premtimet e fundit të shefit të Elizesë, fatura e të cilave llogaritet në 10 miliardë euro.

  Masat sociale të Macron do t’i kushtojnë 10 miliardë euro buxhetit të Francës

Ata thonë se kreu i shtetit nuk ua ka përmbushur të gjitha kërkesat e tyre për të fashitur ndjesinë e padrejtësive shoqërore, ndaj përmes Facebookut, të shndërruar në forumin kryesor të liderëve të protestës, kanë kërkuar që edhe këtë të shtunë të mbahen marshime në Paris dhe qytete të tjera të vendit.

Në fjalimin e tij të së hënës, të ndjekur nga më shumë se 21 milionë njerëz, Macron njoftoi se paga minimale do të rritej me 100 euro në muaj, duke nisur nga janari, ndërsa taksa e planifikuar mbi pensionet nën 2.000 euro në muaj do të anulohej.

  Protestat arrijnë qëllimin, Macron rrit pagën minimale me 100 euro

Por presidenti nuk përmendi ndërkohë ndonjë kthesë në lidhje me politikat e tij të biznesit dhe i qëndroi vendimit të tij për ta reduktuar taksën e pasurisë mbi më të kamurit, në një kohë kur shumë demonstrues kërkonin rikthimin e një takse të plotë për këtë kategori.

Vështirësitë e tij për të qetësuar trazirat i gëzojnë ata që nuk ndajnë të njëjtat pikëpamje ndërkombëtare me shefin e Elizesë.

  Shpresa tek ulja e taksave. Rritja e pagave dhe ulja e naftës, shpresë për të shuar protestat

“Të lënët prapa, mijëra njerëzit e ndjeshëm të masakruar nga qeveria franceze janë sot nëpër rrugë”, shkroi në Tëitter ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, dhe lider i Ligës së ekstremit të djathtë të Veriut, me të cilin Macroni ka pasur një luftë verbale publike.

“Parisi po digjet”, deklaroi Steve Bannon, arkitekti i fushatës së zgjedhjes së Donald Trumpit president, i cili po përpiqet sot të organizojë forcat nacionaliste populiste të Europës.

Macroni është shfaqur si mbrojtjës i projektit europian, për të cilin edhe rivitalizoi partneritetin me Berlinin, duke u evidentuar edhe më shumë si figura kyçe në mbrojtje të sistemit pas rezultateve zhgënjyese të Angela Merkelit në zgjedhje.

Top Channel