Nga Kastrioti te Kastrioti, Tirana rikthehet të shohë dritë në fund të tunelit, pasi rigjeti fitoren e munguar prej 9 javësh, që nga 3 Tetori i këtij viti.

Bardheblutë mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 Kastriotin, duke dominuar dhe bindur plotësisht, ndonëse vinin pas një periudhe vërtetë të errët.

Shkodrani Edon Hasani zhbllokoi sfidën në minutën e 11′ me anë të një penalltie, ndërsa më pas ishte Bedri Greca që dyfishoi shifrat në të 40-ën.

Në pjesën e dytë shënuan edhe sulmuesët Ngoo dhe Sentamu, të cilët kompletuat suksesin 4-0 për të Tiranën.

Kjo ishte fitorja e parë e bardhebluve nën drejtimin e Ardian Memës, ndërsa me këtë triumf kryeqytetasit ngjiten në vendin e 7, me 14 pikë të grumbulluara në 16 javët e para.

Top Channel