Ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut u ekzekutua në prill të vitit 2017, teksa po lëvizte me një makinë “Audi” së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti në autostradën Tiranë – Durrës, në afërsi të kryqëzimit të Sukthit.

Ngjarja është ende e pazbardhur për policinë, ndërsa Mehmet Mehmeti thotë se zhdukja e të vëllait ka lidhje pikërisht me implikimin e tyre në trafikun e drogës.

“Për mendimin tim, shkaktari kryesor është vetëm kjo që ju thashë, problem i mallit që u vra. Sepse ai ishte i lirë, bridhte i qetë pa asnjë problem”, thotë Mehmeti.

Lidhjet me kupolën e policisë së shtetit për Mehmetin kanë penguar dhe hetimet për zbardhjen e fatit të vëllait të tij.

“Unë them që këtyre nuk u ka interesuar fare kjo punë. Po të ishte përshpejtuar kur unë kam bërë denoncimin, edhe mund të ishte gjetur. Sido që të kishte ndodhur”, – tha i vëllai.

Të kenë një varrë për të vëllanë është gjithë sa kërkon familja Mehmetit, pasi e dinë që tani më leonardi nuk është më gjallë.

“Ne jemi të shqetësuar shumë, dhe sipas mendimit tim, ai është i vrarë, i zhdukur, por dëshira jonë e madhe është për ta gjetur dhe ata çojmë tek të shumtit”, – shprehet për Top Story i vëllai.

Jetojnë me ankthin e vdekjes sapo në Vlorë gjendet një kufomë e dekompozuar, apo deti nxjerrë në breg trupa të pa jetë.

“Kjo kufoma që është gjendur, është gjetur mbas dy tre muajve. I dekompozuar, si gjatësi si numër këmbe, ne dyshuam por përgjigjja nuk na u dha e saktë. Më morën ADN dhe mbas një muaji më lajmëruan se nuk ngjason, madje shkova në Zvërnec për ata të mbyturit, dhe nuk ishte. Ndërsa kjo kufoma në Karaburna, që diskutuam deri tani, është pa emër deri më sot, ndaj dyshojmë akoma dhe sot”, tha i vëllai.

Top Channel