Në morinë e urimeve që kanë mbërritur në presidencë për ditën e pavarësisë, janë edhe ato të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, në urimin e tij për popullin shqiptar, vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe falenderon Shqipërinë për mbështetjen që i ka dhënë SHBA në luftën kundër terrorizmit.

“Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme”, thuhet në urimin e Trump.

Ndërsa president rus, shpreh në mesazhin e tij sigurinë se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati”, lexohet në urimin e Putinit.

Top Channel