Foto ilustruese

Një foshnje ka ndërruar jetë në Maternitetin e Beratit, pranë Spitalit Rajonal.

Foshnja është lindur nën peshë, e për këtë arsye mbahej në inkubator.

Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të miturës, hetuesit kanë filluar hetimet ndaj infermiereve të këtij spitali.

Materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Beratit, për shtetaset K.Sh. dhe T.Z., respektivisht 50 dhe 52 vjeç, banuese në Berat.

Top Channel