Banorët e Sukthit kanë zhvilluar një protestë kundër ndotjes nga plehrat gjatë mëngjesit të kësaj të shtune.

Të grumbulluar për të protestuar mbi ndotjen mjedisore, ata kanë shkaktuar probleme edhe në qarkullimin e mjeteve, në aksin rrugor Kullë-Sukth.

Protesta u zhvendos më pas nga rruga, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Ndotja vjen si pasojë e djegies së mbeturinave në “lagjen 6” të Njësisë Administrative të Sukthit.

Top Channel