Shumë programe studimi në universitetet publike në vend nuk do të hapen këtë vit akademik. Arsyeja është mosplotësimi i kuotave të regjistrimit të studentëve. Në Universitetin e Elbasanit mbyllen 12 programe studimi, mes të cilave matematikë-fizika, bio-kimia dhe një sërë programesh të gjuhëve të huaja si gjuha gjermane, frënge dhe italiane.

Po ashtu, janë disa programe në rrezik mbylljeje dhe këtu bëhet fjalë për degë të rëndësishme si gjuhë-letërsia, histori-gjeografia, gazetaria apo psikologjia.

Ndërkohë, ka mbetur faza e tretë e regjistrimeve për të përcaktuar përfundimisht programet e studimit në çdo universitet.

Ajo që diskutohet tashmë është fakti se ç’do të bëhet me ata studentë që janë regjistruar në degët që po mbyllen? Do të jetë ministria, por edhe organet kolegjiale të universiteteve që do ta marrin një vendim të tillë.

Top Channel