E ftuar në studion e “Top Talk”, ka qenë ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

E si një prej zërave që kanë mbajtur një peshë të madhe brenda PD-së, ajo u pyet nga Denis Dyrnjaja për situatën brenda PD-së, e cila pati premtuar se shtatori do të ishte muaji i protestave, por që nuk ndodhi.

“Tanimë kam një detyrë tjetër, e kjo nuk më jep komoditetin për të thënë të gjitha ato që mendoj, por besoj se nuk do të zhgënjeheni nëse ky premtim shtatori do të bëhet premtim tetori, e më pas nëntori”, u shpreh ajo duke theksuar se “Nuk ka asgjë të re që mund të ndodhi me establishmentin e PD”.

Në studion e “Top Talk”, ajo duket se nuk është shpresë plotë për të ardhmen e saj në Partinë Demokratike.

“Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Lulzim Bashës, sepse opozita e Lulzim Bashës është opozita më fitimprurëse në këtë vend. Unë vijoj të jem ‘de juro’ anëtare e Partisë Demokratike, derisa për të më nxjerrë jashtë listës elektorale të shohë edhe emrin si armik i saj”, u shpreh ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA