Agjencia e lajmeve Xinhua njofton se shkencëtarët e këtij vendi, në Lijialong të provincës Hebei hasën në fosil të kockave të legenit të dinozaurëve që ka jetuar para 130 milionë vitesh.

Hulumtimet e zhvilluara në fosilin e copëtuar tregojnë se dinozauri ka qenë me madhësi prej 7 deri në 10 metra.

Drejtuesit lokalë lejuan gërmimin në këtë rajon, ku edhe më herët ka patur mbetje fosilesh.

Top Channel