Kukësi dhe Laçi barazuan 1-1 pasditen e së dielës në stadiumin “Elbasan Arena”.

Melo zhbllokoi ndeshjen në pjesën e parë për skuadrën verilindore të drejtuar nga Cungu. Kuksianët përfituan nga një dalje jo e mirë e Selmanit dhe me shifrat 1-0 u mbyllën 45 minutat e para.

Ndërkohë që nuk u dorëzuan për asnjë moment kurbinasit dhe kërkuan gjatë gjithë kohës golin e barazimit, që e gjetën në minutën e 78. Lushkja shënoi me kokë duke shfrytëzuar mjaft mirë krosimin e Sefgjinit e duke barazpeshuar shifrat e ndeshjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA