Grabitje me armë në Korçë, 4 persona të maskuar hyjnë në një banesë

13/08/2018 09:38

Katër persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një banesë në fshatin Porodinë të Korçës, me qëllim grabitjen.

Ngjarja është regjistruar rreth mesnatës së të dielës, kur sipas policisë, 4 shtetas të maskuar kanë hyrë forcërisht për të vjedhur në banesën e shtetasit E. Dinkallari, 38 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, brenda në banesë ndodheshin edhe familjarët e tjerë, ndërsa autorët të maskuar e armatosur, gjatë tentativës për të vjedhur kanë lënduar lehtë njërin prej tyre, e më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen.

Ndërkohë, nga ana e policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel