Provimi i fundit i maturës. Sot, testi i lëndëve me zgjedhje

20/06/2018 12:17

Sot është dita e fundit e provimeve të maturës. Sprova e fundit është testi i lëndëve me zgjedhje, që po zhvillohet në të gjitha shkollat e vendit.

Rreth 37 mijë maturantë dhe ish-maturantë po kryejnë testet me zgjedhje në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë. Janë dy teste me zgjedhje që zgjasin 4 orë.

Janë dy teste që maturantët i zgjedhin vetë, lëndë që mund të jenë më të preferuarat, që do t’i sigurojnë edhe më shumë pikë.

Mësohet se nxënësit kanë zgjedhur lëndë si Qytetaria apo Anglishtja.

Top Channel