Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Strumë të Roskovecit, ku Ardit Ruko pasi ka debatuar me fjalë me G. Ruko, 41 vjeç, kushëririn e tij, e ka kanosur atë me armë zjarri, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja pistolete.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Top Channel