Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

ZBULOHEN PARCELA TË REJA ME HASHASH
Ne pyjet e Pish Poros jane zbuluar parcela te reja te mbjella me hashash. Top Channel ishte ne njërën prej tyre të diktuar nga avionët e Frontex, por policia nuk i ka gjetur kultivuesit.

PROTESTA NË RRUGËN E KOMBIT
Elton Cengu, Vasil Laçi, Xhevahir Gashi dhe Isa Koloshi, të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit u lanë të lirë nga Gjykata e Kukësit.

KOMISIONI I “TAHIRIT” NË NGËRÇ
Komisioni parlamentar per dosjen tahiri ka ngecur dhe nuk ka gjasa qe te rinise.Edi paloka akuzon policine Ermonela Felaj, thote se eshte PD qe nuk do te vazhdoje hetimi.

RUSIA RINOVON BUNKERIN BËRTHAMOR AFËR QYTETEVE
Rusia rinovon bunkerin e armëve bërthamore në Kaliningrad, i cili mund të furnizohet me rraketa brenda një kohe të shkurtër. Ekspertët e shohin si shenja më e fundit që Moska e ka marrë seriozisht ngërçin me NATO-n.

JAPONIA MPOSHT KOLUMBINE 2-1, JEPET KARTONI I PARË I KUQ
Kolumbia mori kartonin e parë të kuq në këtë Botëror teksa Carlos Sanches u largua në minutën e 3-të të lojës, ndërkohë që goli i Kagawa i dha avantazhin Japonisë për t’u barazuar në minutën e 39 nga goli i Quintero. Osako në minuten e 73-të do të vuloste rezultatin.

Top Channel