Zbulohet kallëzimi i drejtorit të Trajtimit të Kredive: Burri i ministres më goditi me thikë. Reagon Policia: Dosja në Prokurori për ‘goditje për shkak të detyrës’
26/04 23:26
Demokratët udhëhoqën një protestë në Dibër, ndërsa kryeministri Rama kishte mbërritur për nisjen e punimeve për ndërtimin e Rrugë së Arbrit.
Protesta u bë në bulevardin kryesor, ku ishte planifikuara të mbahej dhe panairi i punës, ndërsa deputeti Xhemal Gjunkshi është lënduar nga përleshja me forcat policore.
Gjatë dy muajve të fundit, fermerët e Dibrës janë ankuar për mungesën e tregut për qershitë e tyre dhe nuk munguan as ata në protestë, por as edhe tregtarët e qumështit.
Ndërsa këto janë pamjet që shpërndau partia Demokratike, sipas të cilave kryeministri u prit edhe në Klos me protesta.
Top Channel