Skënderbeu, 10 vite jashtë Evropës. CAS lë në fuqi vendimin e UEFA-s

14/06/2018 17:24

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Apelit në çështjen e klubit të futbollit sportiv Skënderbeu, i dënuar me 10 vjet përjashtim nga kupat kontinentale dhe me një gjobë 1 milion euro.

Klubi korçar shpresoi deri në fund se do të mund të merrte qoftë edhe përkohësisht dritën jeshile për të qenë në elitën e futbollit europian këtë sezon, por CAS, e njëjta gjykatë që i dha Shqipërisë fitoren në tavolinë për trazirat e huliganëve serbë, vendosi të mos devijojë nga Apeli i UEFA-s.

“Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka hedhur poshtë kërkesën për masë të përkohshme të ankimuar nga Skënderbeu, duke i qëndruar ekzekutimit të vendimit të marrë nga Apeli i UEFA-s në 26 Prill 2018. Skënderbeu u gjet fajtor për disa ndeshje të manipuluara dhe është përjashtuar me 10 vjet, së bashku me një gjobë 1 milion euro. Procedura e Arbitrazhit ndërkohë është në proces dhe nuk është vendosur një seancë për dëgjimin”, lexohet në komunikatëne e CAS-it.

Kukësi tashmë do të prezantojë Shqipërinë në Champions League në vend të Skënderbeut. Ndërkohë, Luftëtari, Laçi dhe Partizani do të jenë pjesë e Europa League.

Top Channel