Grabiten shtëpitë në Dukat; Hajdutët nuk kursejnë as banesën e kryeplakut

12/06/2018 12:08

Shtëpitë e fshatit Dukat në Vlorë po grabiten në masë. Jo vetëm banesat e emigrantëve të cilët nuk banojnë në fshat dhe gjejnë çdo gjë të shkatërruar kur kthehen, por edhe ajo e kryetarit të fshatit janë grabitur.

Hajdutët të cilët nuk dihet ende se kush janë kanë zhveshin deri edhe muret duke vjedhur telat e energjisë elektrike.

Banorët kërkuan ndihmë në “Ti Raporton” në Top Channel duke kërkuar madje edhe publikisht që policia të vendosë patrulla në zonë për të parandaluar vjedhjet e mëtejshme.

Top Channel