Weinstein lirohet pas arrestimit, pagoi garancinë

26/05/2018 09:19

Harvey Weinstein më parë u dorëzua në policinë e Manhattan, por pagoi garancinë dhe u rikthye në liri. Producenti kinematografik është i akuzuar për dhunë seksuale dhe krime seksuale ndaj dy grave, të ndodhura në 2004 dhe në 2013.

Për shumën prej 10 milionë dollarësh si garanci një pjesë u pagua në dorë. Avokati i tij tha se Wenstein nuk do të deklarohet fajtor.

Ishin të shumta gratë që morën shtysë nga e para që theu heshtjen dhe akuzuan njëra pas tjetrës ish-regjisorin e famshëm, tashmë 66-vjeçar, për përdhunime e ngacmime seksuale.

Weinstein vazhdon të këmbëngulë se nuk ka detyruar ndonjë femër për marrëdhënie intime, por tashmë, për herë të parë formulohet një aktpadi me akuza të rënda ndaj tij.

Top Channel