Një dhelpër e pafat ka bërë gjithçka mirë në planin e saj për të futur në grackë një lepur për ta shndërruar në vaktin e saj të radhës, por nuk mund t’i kishte shkuar kurrë në mendje se do t’ia rrëmbenin “bukën” nga goja.

Fotografi Kevin Ebi ka realizuar një set fotografish shumë të rralla që të ndodhin.

Gjithçka nisi me dhelprën që po studionte të kapte prenë e saj, një lepur, por kur ia ka dalë me sukses, dhelpra sërish ka ngelur me “gisht në gojë”, sepse një shqiponjë që po fluturonte aty pranë ia ka rrëmbyer nga goja.

Siç mund të dallohet edhe nga fotografitë, dhelpra ka bërë rezistencë, por gjithçka ka qenë e kotë, pasi fituese ka dalë shqiponja.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel