Përballja historike mes Donald Trump dhe Kim Jong-un mund të shtyhet.

Në nisje të takimit me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae In në Shtëpinë e Bardhë, lideri amerikan u shpreh se ekzistonte një mundësi reale që takimi me diktatorin e Koresë së Veriut të mos mbahet në 12 qershor, ashtu siç ishte planifikuar më herët.

“Nëse nuk ndodh, ndoshta do të jetë për më vonë”, u shpreh numri një i Uashingtonit.

Koreja e Veriut anuloi bisedimet e nivelit të lartë me fqinjin e saj jugor javën e kaluar, duke përdorur si justifikim stërvitjet e përbashkëta ushtarake me trupat amerikane.

Peniani akuzoi më pas këshilltarin amerikan për sigurinë kombëtare, John Bolton se kishte bërë një deklaratë të pamatur, duke sugjeruar se Veriu mund të ndiqte modelin libian të denuklearizimit.

Kjo ishte një referencë ndaj ish-udhëheqësit të Libisë, Muamar Gedafi, i cili pranoi të hiqte dorë nga armët kimike në 2003-shin duke u vrarë më pas nga rebelët e mbështetur prej Perëndimit.

Top Channel