Historia e jashtëzakonshme, 33-vjeçari takon për herë të parë nënën që e lindi

19/05/2018 17:25

“Dua të bëj të lumtur” do të sjellë sonte historinë e jashtëzakonshme të një djali që takon për herë të parë nënën biologjike, pas 33 vitesh.

Programi i emocioneve të forta ka bërë të mundur zbardhjen e një historie prekëse, të një zotërie që u rrit në një familje shumë të dashur birësuese, por që kurrë nuk e humbi dëshirën për të njohur nënën e tij biologjike.

E shtuna me Arbana Osmanin rezervon edhe shumë surpriza të tjera në “Top Channel” ndaj mos e humbisni “Dua të të bëj të lumtur“ sonte.

Top Channel