Foto ilustruese

Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur paraditen e të enjtes, rreth orës 10.55.

Kanë qenë kalimtarë që kanë hasur në grykëderdhjen e lumit Izvor trupin e H. Xh, nga Orikumi.

Mësohet se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mbytjes së shtetasit.

Top Channel