Grabitet korrespondenca e Prokurorisë së Durrësit, sulmohet korrieri

08/05/2018 14:50

Dy persona të paidentifikuar kanë grabitur materialet e Prokurorisë së Durrësit.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë Zyrës Qendrore të Postës në këtë qytet.

Korrieri i institucionit është sulmuar nga dy persona pasi ka dalë nga posta. Grabitësit i kanë marrë materialet që ai kishte tërhequr për llogari të organit të akuzës.

“Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.

Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA