Konami ka zbuluar gjatë ndeshjes Barcelona-Real Madrid datën e prezantimit të video-lojës së re “Pro Evolution Soccer 2019”.

Kompania japoneze ka njoftuar se në datën 9 maj do të prezantohet zyrtarisht “PES 2019”, që do të dalë në treg në vjeshtën e këtij viti.

Ende nuk dihet ora e prezantimit të të rejave të video-lojës së shumëpritur. Mendohet se do të jetë një nga veprat më ambicioze të sagës.

Top Channel