Ngjarje e rëndë në Shkodër, i moshuari vret partneren me çekiç

27/04/2018 08:12

Një krim brenda familjes tronditi Shkodrën. Një burrë i ka marrë jetën partneres së tij me çekiç në banesen e tyre në lagjen “Parruc”.

Sipas informacioneve paraprake, autor i krimit është Bashkim Teli, 70 vjeç. Akti makabër ka ndodhur pas një debati me Suzana Shemunin, 58 vjeç, pas mesnate.

Megjithë ndihmën e dhënë, viktima nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në kokë.

Çifti kishte tre vite që bashkëjetonte dhe në lagjje nuk i njihnin për persona problematikë.

“Ishte çift i qetë. U habita shumë kur e mora vesh. I thërrisnim çifti i lumtur, pasi dilnin çdo ditë e shëtisnin të kapur për dore”, thonë banorët.

Policia arrestoi autorin dhe sekusstroi armën e krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA