Kërcënohet pas përdhunimit. ADN zbuloi autorin, kërkon të blejë heshtjen e vajzës

17/04/2018 15:23

“Erdhi, shtyu derën dhe unë u rrëzova. Ai mu hodh sipër dhe pastaj iku”, është shprehur në 16 tetor të 2017 e dëmtuara.

Analizat e ADN-së i dhanë të drejtë 15-vjeçares që akuzonte fqinjin se ishte babai i fëmijës së saj të ardhur në jetë si pasojë e përdhunimit në fshatin Velçan të Pogradecit.

Fqinji 55-vjeçar është në gjykim. Ndërsa djali që lindi 3 muaj më parë është lënë në shtëpinë e Fëmijës në Tiranë.

“Ndihem e kërcënuar. Natë për natë vijnë edhe thonë a do na e falësh. Ne i thamë “Jo”. Deshën të hyjnë me forcë. Ikën pastaj. Ata ofrojnë lekë, ne nuk i duam ato lekë…”, rrëfen sot 15-vjeçarja.

Në familjen e adoleshentes jetojnë në kushte të rënda dhe fëmijën thonë se nuk mund ta mbanin.

“Djali është në jetimore. Nuk e donte çupa se nuk kam takat ta mbaj. Unë e kam hasmë dhe armik. Ai ka thënë fëmijët unë do ti vras. Tregove do të të vras”, thotë nëna e vajzës, Lume Biba.

Vajza e kishte denoncuar fqinjin në muajin e tetë të shtatzënisë, por në polici si 55-vjeçari dhe familja e tij i mohoi akuzat për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë apo atësinë e fëmijës, e cila disa muaj më pas u vërtetua nga analizat gjenetike.

Top Channel