Skënderbeu ka marrë një tjetër fitore, teksa ka mposhtur Kamzën me rezultatin 3-2, duke i shkuar edhe më pranë titullit kampion.
Korçarët e nisën vrullshëm takimin dhe shënuan dy gola shumë të shpejtë, fillimisht me Muzakën dhe pastaj me Soëe, që ekzekutoi saktë një 11-metërsh.
Gjithsesi, kur u duk se çdo gjë do të kalonte me lehtësi për skuadrën e Dajës, Kamza rihapi takimin me Rezin në minutën e 35-të dhe barazoi më Zguron në minutën e parë shtesë.
Në filim të pjesës së dytë, Skënderbeu kaloi edhe nëjherë në avantazh, pas golit të shënuar nga James, në minutën e 49, ndërsa në minutat në vijim, loja u zhvillua e shpejtë dhe me shumë raste për shënim.
Gjithsesi rezultati mbeti i pandryshuar deri në minutën e fundit, teksa Skënderbeu hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit, duke ruajtur diferencën prej 12 pikësh me Kukësin.
Nga ana tjetër, ndryshimi i trajnerëve nuk solli efekt te Kamza, që sërish do të duhet të luftojë për të siguruar mbijetesën.
Top Channel