Zjarr në një dyqan në Tiranë, plagoset pronari

08/04/2018 09:16

Një njësi shitjeje në rrugën Ibrahim Rugova, në Tiranë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe morën nën kontroll situatën.

Paraprakisht raportohet se bëhej fjalë për një pikë shitjeje byrekësh, ndërsa shkaku i zjarrit dyshohet të jetë rrjedhja e gazit.

Nga zjarri ka mbetur i dëmtuar vetëm shtetasi SH.P., 50-vjeç, pronar i subjektit, që ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel