Kompania konsulente IFC në një letër dërguar ministrit të asaj kohe të Infrastrukturës Edmond Haxhinasto bën të ditur se nga tre skenarët e saj qeveria “Berisha” kishte zgjedhur atë me tarifë 8-9 euro.

Por sipas kësaj letre, në 2011 qeveria dështoi me vendosjen e tarifës pasi nuk ka pasur oferta.

Por në Kuvend ish kryeministri Berisha tha se nuk pranoi vendosjen e tarifës.

“Është e vërtetë që në vitin 2011, qeveria e kryesuar nga unë dhe ministrin e ndjerë Sokol Olldashi bëmë të gjitha studimet. Po pse s’e vura unë atë taksë? Ju më penguat? Unë aty e kisha studimin. Mora një orientim se ku rrihte mesatarja e mirëmbajtjes dhe nuk e vumë. Bashkë me ministrin ramë dakord që kjo nuk do të ishte me tarifë dhe nuk u vendos. Nuk u vendos dhe për shkak të Kosovës”, është shprehur Berisha në Kuvend në seancën e kaluar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA