Moti i keq i mëngjesit të ditës së shtunë ka bërë që të pezullohen lundrimet nga porti i Vlorës.

Mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk do të kryejë itinerarin e përditshëm si pasojë e detit me dallgë. Ere e fuqishme me shpejtësi deri në 25 m/s ka bërë që deti të jetë me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur dhe në gjirin e Vlorës deri në 5 ballë.

Moti me erë të fortë do të vijojë të jetë gjatë gjithë ditës së sotme duke bërë që asnjë mjet lundrues mos dalë në det.

Edhe në Durrës, anijet e lundrimit kanë pezulluar lundrimin për shkak të motit të paqëndrueshëm. Dy traget e linjës bari Durrës kanë mbërritur nga 15 minuta deri në 1 orë e 40 minuta me vonesë për shkak të detit të trazuar.

Top Channel