Policia e Mirditës ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë, duke arrestuar në kohë rekord autorin e ngjarjes.

Gjovalin Ndoji, 29 vjeç, për motive banale është konfliktuar me A.Ç., 38 vjeç, të dy nga fshati Simon, Kaçinar-Mirditë. Ai e ka qëlluar me qytën e automatikut në kokë dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër për ta kërcënuar.

38-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta i cili po merr ndihmën e specializuar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit pa probleme për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Top Channel