Plumba gjatë grabitjes së pikës së këmbimit valutor, kalimtari në gjendje të rëndë

02/03/2018 11:14
Vendi i ngjarjes

Një pikë këmbimi valutor është grabitur në orët e paradites në qendër të Fierit, teksa policia ka arrestuar njërin prej autorëve në kohë rekord.

Një kalimtar ka hyrë për të ndihmuar pronarin, por është qëlluar me pistoletë në kokë nga grabitësit, të cilët më pas janë larguar.

I plagosuri është Agur Vernozi, i cili u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Fierit dhe është në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë, i plagosur ka mbetur edhe pronari i pikës së këmbimit valutor. Policia ka arritur të kapë njërin prej grabitësve dhe ka sekuestruar çënten me paratë e vjedhura.

Mësohet se autori është 32-vjeçari me inicialet D.S. nga Vlora. Mësohet se autori ka ikur me makinën e tij drejt fshatit Baltëz, ku ka braktisur mjetin dhe është hedhur në lumë, por pak minuta më vonë policia e ka arrestuar.

Uniformat blu janë vënë në kërkim të autorit të dytë.

Top Channel