Angli, një shpërthim i fuqishëm trondit Leicesterin

25/02/2018 22:01

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në Leicestershire të Anglisë, në orët e mbrëmjes së të dielës.

Stacioni policor i qytetit raporton se në vendngjarje janë dërguar 6 mjete zjarrfikëse dhe po punohet për të vendosur nën kontroll situatën.

Gjithashtu, ata shtojnë se në këto momente është e pamundur të raportohet nëse ka apo jo viktima, teksa dyshohet se shumë njerëz janë plagosur ose kanë mbetur të bllokuar.

Paraprakisht raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një godinë, por ende nuk mund të thuhet asgjë sa i përket shkaqeve. Së fundi mediat raportojnë se 4 persona janë dërguar në spital, për të marrë mjekimet.

Nga ana tjetër, godina ku ka ndodhur shpërthimi është e përfshirë tërësisht nga flakët dhe është shtuar frika për të pasur edhe viktima.

Top Channel