Lëndë drusore pa dokument, procedim penal dy drejtuesve të mjeteve

23/02/2018 09:22

Policia e Gramshit ka sekuestruar 8.5 m kub lëndë drusore si dhe ka nisur procedim penal për dy drejtues mjetesh.

Procedimi ka nisur ndaj M.N., 51 vjeç dhe S. K., 39 vjeç nga shati Gjyralë e Trojas Belsh.

Në fshatin Drizë Gramsh, në rrugë në mjetin tip “Benz” furgon që drejtohej nga M.N u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 metër kub lëndë drusore dhe në mjetin e S.K u gjetën dhe u sekuestruan 3.5 metër kub lëndë drusore pa dokumentacion përkatës.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nda tyre rëndon akuza e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Top Channel