Të gjithëve mund të na ndodhë të përballemi në jetë me grabitqarët më të rrezikshëm në planet, por në siguri të plotë.

Megjithatë nuk është ky rasti për Abi Tudge dhe Jaz Reynolds, të cilat janë sulmuar nga një tufë luanësh teksa ndodheshin në makinë së bashku me dy fëmijë me aftësi të kufizuara.

Video shokuese tregon momentin se si kafshët vrapojnë drejt mjetit të tyre, ndërkohë që të rejat shihnin se si macet gjigante afroheshin pranë makinës së tipit Hyundai.

Pas incidentit, Abi dhe Jaz thanë se mbetën të bllokuara në parkun e luanëve për rreth një orë, pasi autoritetet mbyllën portat për të qetësuar grabitqarët.

“U tronditëm aq shumë dhe po përpiqeshim të siguroheshim që fëmijët ishin mirë,” u shpreh Abi, 23 vjeç, për Daily Mail.

Ngjarja tmerruese ndodhi gjatë një vizite në Parkun e Kafshëve të Egra në West Midslands, Angli.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel