Banorët e nëntë fshatrave të Topojanit e Shishtavecit, kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për ndërtimine e pesë HEC-ve në këte zonë.

Banorët thonë se ndërtimi i këtyre HEC-ve eshtë shkatërrim i natyrës dhe ekosistemit. Ata kërkojnë nga qeveria anulimin e vendimit për ndërtimin e HEC-eve dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

Zona ku është dhënë leja për hidrocentralet është park natyror dhe përfshin ekosistemin natyror malor Korab – Koritnik me fshatrata Shishtavec,Topojan, Turaj, Breki, Nimçë, Shtrezë, Kollovoz dhe Novosej.

Top Channel