Vëllai i Sylvestër Stallone përgënjeshtron lajmin e vdekjes së tij

19/02/2018 18:29

Lajmet e publikuara në disa nga portalet e huaja, të cilat shkruanin se aktori Sylvester Stallone kishte ndërruar jetë kanë revoltuar vëllain e tij, i cili i ka quajtur gazetarët “të sëmurë dhe të çmendur”.

Frank Stallone nëpërmjet një statusi në rrjetin social, Twitter saktëson: “Thashethemet se vëllai im është i vdekur janë të rreme, çfarë lloj i mendjes së keqe mendon për gjëra të tilla si kjo për të postuar?”.

Ndërkohë kjo nuk është hera e parë që mediat shkruajnë se aktori Stallone ka ndërruar jetë. Në vitin 2016 në rrjetet sociale u publikua lajmi i cili pretendonte se Stallone ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij Los Angelos.

Vlen të theksohet se aktori i famshëm është gjallë dhe gati për të shijuar suksesin e filmit të tij më të ri, “Creed 2”.

Lajmi për vdekjen e rreme të aktorin është bërë nga një Website i cili vazhdimisht publikon lajme të tilla për vdekjen e figurave të njohura.

Top Channel