Fergie kritikohet për interpretimin sensual të himnit amerikan (Video)

19/02/2018 18:29

Fergie i habiti të gjithë kur këndoi himnin amerikan përpara ndeshjes së yjeve të NBA.

Këngëtarja e famshme u tall për interpretimin e së dielës në mbrëmje, në “Staples Center” të Los Angeles, ndërsa lojtarët në parket dhe VIP-at e pranishëm në ndeshjen e madhe u panë duke mbajtur të qeshurën.

Khloe Kardashian shkroi në Twitter: “Himni në All-Star Game po më huton. Çfarë dreqin po ndodh? Ma shpjegon dot njeri?”

Top Channel