Nisma për gjelbërimin ka nisur të shtrihet në të gjithë Tiranën. Pjesë e kësaj nisme nuk është më vetëm Bashkia e Tiranës, por edhe administratorë pallatesh apo edhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë vendosur që gëzimet apo ditët e tyre të veçanta ti përjetësojnë duke mbjellë një pemë.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe Adriatik Shpata, administrator në Pallatin Nr.5 në rrugën “Pjetër Arbnori” në Njësinë Administrative Kashar. Siç shihet edhe nga fotot Adriatiku ka angazhuar edhe banorët e pallatit për të gjelbëruar pjesën e përbashkët, si një investim shumë i mirë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Top Channel