Ed Sheeran do të heqë dorë nga muzika

22/01/2018 09:46

Këngëtari i hiteve botërore Ed Sheeran ka thënë më herët se dëshiron të ketë fëmijë kur të mbushë 30 vjeç me Cherry Seaborn, të cilën e propozoi në mënyrë sekrete vitin e kaluar.

Por dëshira e tij për tu bërë baba mund të shkaktojë mërzitje tek fansat e tij, pasi këngëtari thotë se do të heqë dorë nga karriera muzikore kur familja e tij të zgjerohet.

26-vjeçari megjithatë, shkruan DailyMail ka katër vjet kohë për të sjellë suksese të tjera para se t’i përkushtohet prindërimit.

Ai e ka pranuar këtë gjë duke thënë se pasioni i tij për muzikën mund të marrë të tatëpjetën sapo të fillojë përgjegjësia për fëmijët e tij të ardhshëm.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel