Një aksident automobilistik ka ndodhur në Unazën e Re, në zonën pranë mbikalimit të Selitës.

Në aksident janë përfshirë 3 makina, ndërsa menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje efektivë të policisë rrugore.

Nga raportimet bëhet e ditur se nuk ka asnjë të plagosur, por vetëm dëme materiale, ndërsa në rrugë qarkullohen normalisht.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë moti me reshje të shumta, që ul fushëpamjen dhe rrit mundësinë e rrëshqitjes së mjeteve.

Top Channel