Skulptura gjigante e Skënderbeut në Labinot të Elbasanit

18/01/2018 11:23

Një skulpturë e Skënderbeut me përmasa që kurrë nuk e kemi parë më parë, rreth 8 metra e lartë, po realizohet në Labinot të Elbasanit, një ide që sipas gjasave është vetëm fillimi i një projekti më të madh.

Por, kjo nuk ka kaluar pa u vënë re dhe si pasojë nuk mund t’u shpëtonte edhe kritikave të ndryshme! Për çfarë bëhet fjalë? Pse po realizohet një skulpturë e tillë?

“Ideja ishte e biznesmenit Gjergj Luca, djali i aktorit Ndrek Luca. Ai ka një projekt për këtë dhe ky është vetëm fillimi. Projekti nis me këtë skulpturë. Është në proces ndërtimi. Materialet janë hekur dhe beton. Është në modelim e sipër. Përfundimtarja do të ketë ngjyrën e gurit”, thotë skulptori Fiqiri Kasa, në Top Show Magazine.

Lidhur me kritikat për vendndodhjen e veprës, ai thotë se skulptura është ende në ndërtim e sipër dhe pjesë e një projekti më të madh.

“Projekti do të vazhdojë të paktën për tre figura të mëdha që do të ndërtohen në rrëzë të malit”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel