Naftetarët e uzinës së Ballshit dhe rafinerisë së Fierit protestuan kundër thirrjes së qeverisë që ata të aplikojnë për statusin e papunësisë.

Kjo pagesë që llogaritet në rreth 11 mijë lekë në muaj për një periudhe deri në 1 vit nuk pranohet nga naftëtarët. Ata thonë se ka falimentuar vetëm kontraktori, jo uzina.

Protestuesit bllokuan për pak kohë bulevardin e Fierit, pikërisht në qendër të qytetit, te prefektura, duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve.

Top Channel