Në pritje të “The Voice Kids”

17/01/2018 10:55

Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e rrugëtimit të një prej emisioneve të shumpritura “The Voice Kids” në ekranin e Top Channel.

Moderatori Ledion Liço ka nisur të numërojë ditët dhe orët deri në nisjen e emisionit. Në llogarinë e tij në Istagram Ledioni ka publikuar katër ditë përpara nisjes së programit, foto të anëtarëve të jurisë me dixhiturat përkatëse. Duket se deri në natën e madhe të transmetimit të programit, Ledioni do të vijojë postimet duke numëruar ditët.

Në 19 janar në orën 21.00 do të nisë transmetimi i superprodhimit të Top Channel “The Voice Kids”, një program i cili premton surpriza të larmishme për teleshikuesit.

Anëtarët e jurisë si dhe trajnerë të “The Voice Kids” janë emrat më të njohur të muzikës shqiptare si: Aleksandër Gjoka, Eneida Tarifa, Miriam Cani dhe Renis Gjoka.

#voicekidsalbania të premten ora 21:00 @topchannelalbania @voicealbania

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

#voicekidsalbania të Premten ora 21:00 @topchannelalbania @voicealbania

A post shared by Ledion Lico (@ledionl) on

Top Channel